Blindohet Tirana, frikë nga sulmet terroriste (Foto)

Policia ka shtuar ndjeshëm masat për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve.

Lajme

14/04/2017 23:31

Në këto foto të publikuara nga “Shekulli”, shfaqen uniforma blu me autoblinda pranë Kishës Ortodokse në qendër të Tiranës. Masat shtesë të policisë u ndërmorën pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane se grupe terroriste mund të sulmojnë Ditën e Pashkëve.

Në këtë kuadër ,në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata. Por ,forca të shumta policia ka pasur në Tiranë edhe për shkak të vizitës të senatorit republikan John McCain.

1 ma

2 mas

4 mas