Blind arrin në Barcelonë

Daley Blind ka vendosur t’i kalojë disa ditë pushimesh në Barcelonë dhe kjo koinçidon me interesimin e gjigantit katalunas për mbrojtësin holandez. ‘Hetimet’ vazhdojnë.

Sport

19/07/2014 13:52

Futbollisti holandez, Daley Blind po qëndron në Barcelonë, ku është duke i kaluar pushimet pas Botërorit të Brazilit, ku me ekipin e Louis van Gaal përfundoi në pozitën e tretë.

Shkuarja e tij në Barcelonë koinçidon me interesimin e gjigantit katalunas për shërbimet e tij, si planin B, pas futbollistit të Valencias, Mathieu.

Në pritje të zgjidhjes së çështjes ‘Mathieu’, Barcelona është duke i vëzhguar me kujdes situatat e Hummels e Vertonghen, por Blind duket të jetë alternativa më e mirë.

24 vjeçari mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut. Ai është në gjendje ta mbajë i vetëm krahun e majtë, ndërsa në mbrojtjes është treguar mjaft stabil.

Në Botëror, Blind ishte njëri prej më të mirëve tek Oranje.