Blick: Përshëndetja skandaloze e Taulant Xhakës

Pas ndeshjes në vikend për skuadrën e Baselit, Taulant Xhaka bëri një përshëndetje e cila nuk është pranuar mirë në Zvicër, pasi e përditshmja e njohur e vendit, ‘Blick’ shkruan se ai është Budalla osë shumë naiv.

Sport

20/10/2014 17:28

Baseli fitoi në ndeshjen e vikendit në udhëtim te Young Boys me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Shkëlzen Gashi.

Xhaka luajti 90 minuta në këtë takim, dhe për të festuar fitoren e skuadrës së tij, ai në fund të përballjes vendosi dorën e tij të djathtë në gjoks dhe më pas e ngriti atë kah tribunat.

Kjo përshëndetje i ngjason shumë përshëndetjes fashiste, të cilën e përdori edhe Paolo Di Canio.

Xhaka ka marrë kritika të mëdha pas kësaj ngjarjeje, e cila nuk është pritur fare mirë në Zvicër.

“Budalla dhe naiv? Ai është gjesti i Xhakës një moment jo i menduar mirë, apo ai pritet të jetë njëri nga skandalet më të mëdha në Zvicër”, shkruan Blick.