Blic: Kosova – Brazili, vetëm në ëndërr

Portali serb “Blic” është tallur me përpjekjet e Kosovës për të aranzhuar një ndeshje miqësore me Brazilin. Ai shkruan se dueli do të zhvillohet, vetëm në ëndërr.

Sport

01/10/2014 16:39

Mediat serbe nuk kanë hezituar të komentojnë lajmin se Kosova është duke negociuar zhvillimin e një ndeshje miqësore me Brazilin.

Portali “Blic.rs” ka publikuar një artikull me titullin: “Në ëndërr e ftojnë Neymarin në Mitrovicë, Kosova* kërkon miqësore me Brazilin”.

Për duelin në fjalë si datë është përmendur 18 nëntori, por sipas “Blic”, ballafaqimi nuk ka shanse të realizohet.

“Se krejt kjo është vetëm një ëndërr tregon fakti se Brazili nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt, andaj është qudi nëse Neymar dhe bashkëlojtarët e tij luajnë kundër tyre”, shkruan “Blic”.