Bleu shtëpinë nga serbi por çfarë gjen në oborr është e pabesueshme

Në Klinë një shqiptar është ankuar në Polici. Ai pasi ka blerë një shtëpi nga një shtetas serb, ka dyshuar se në oborr ka lëndë shpërthyese, shkruan lajmi.net.

Lajme

02/06/2016 10:53

 

Me këtë rast, FSK-ja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të oborrit me eskavator, janë gjetur dhe konfiskuar 11 copë granata dore, 1 AK/47 me 9 karikatorë, 470 copë fishekë të kalibrit 7.62mm, 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kompetent./lajmi.net