Bleu pistoletë nga një shqiptar, italiani vret prindërit e të dashurës

Mediat italiane kanë bërë të ditur se i riu italian, Antonio Tagliata, i cili akuzohet për vrasjen e prindërve të të dashurës së tij, ka rrëfyer se armën e krimit ja ka blerë një shqiptari për 450 euro, në sheshin “Cavour” në Ankona.

Bota

10/11/2015 17:45

Tagliata ka deklaruar se bashkë me armën ka blerë edhe 86 fishekë, të cilët i ka hedhur në koshin e mbeturinave, pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 tetor në Ankona, ku Antonio Tagliata pasi kishte takuar të dashurën e tij, i kishte nxjerrë pistoletën, duke i kërkuar që ajo ta vriste, pasi nuk mund të pranonte ndarjen, siç kërkonin prindërit e vajzës, njofton NOA

Por sipas hetuesve, vajza i ka thënë atij të shkonin në shtëpi dhe të sqaroheshin me prindërit e saj, ku pas një sherri me të atin e vajzës, i riu ka humbur kontrollin dhe i ka vrarë të dy.