Bleu një “Iphone”, por ajo që gjeti brenda tij do t’ju shokojë (Video)

Video është parë më shumë se 2 milion herë dhe njerëzit pretendojnë se kjo është diçka e mbinatyrshme.

Auto & Tek

25/05/2016 04:10

A mund të jetë kjo me të vërtetë një fantazmë në telefonin e këtij blerësi?

Në video shihet një grua tek fotografitë në një dukje mjaft të çuditshme që i ngjan shumë një fantazme.

Blerësi i telefonit e kishte marrur atë të ri dhe ka mbetur i shokuar kur e pa fotografinë duke menduar se si kishte ardhur ajo deri në telefonin e tij, përcjell lajmi.net

Edhe më e çuditshme është se ajo fotografi nuk hapet fare edhe nëse ju tentoni ta hapni për të parë më qartë nga afër.

Julian Calavero, një publikues në ‘Youtube’, ka ndarë historinë që ka bërë bujë mjaft të madhe.

Ai ka treguar se kur blerësi e kishte dërguar telefonin e tij në dyqanin ku e kishte marrur, punëtori në dyqan ishte frikësuar shumë për ta ndihmuar.

Por disa njerëz të tjerë thonë se kjo mund të jetë ndonjë mashtrim ose ndonjë haker e ka futur fotografinë në atë telefon./lajmi.net

YouTube player