Bletët mund të zbulojnë kancerin (Foto)

Kafshët kanë qenë gjithmonë të njohura për shqisën e të nuhaturit e cila është më e formuar se sa tek njerëzit.

Fun

23/02/2016 11:44

Shumë kafshë dallojnë tërmetin apo tornadon kur vie, disa të tjerë dallojnë karakterin apo ndjenjat e njerëzve, prandaj kafshët me të vërtetë janë qenie te mahnitshme, transmeton lajmi.net.

Së fundi edhe bletët janë trajnuar për të zbuluar kancerin vetëm me anë të shqisës së nuhatjes.

Bletët janë vendosur në një enë xhami ku brenda saj një njeri ka lëshuar frymëmarrjen e tij. Kështu me anë të nuhaturit, bletët fluturojnë brenda enës dhe duke ndjekur aromën dallojnë a ka kancer apo jo.

Shkencëtarët kanë zbuluar se bletët e mjaltit kanë një sens të jashtëzakonshëm të nuhaturit i cili është edhe më i mprehtë se ajo e një qeni nuhatës. Gjithashtu ato mund të zbulojnë edhe molekulat ajrore.

Bletët mund të trajnohen për të zbuluar edhe aromat kimike duke përfshirë këtu simptomat e sëmundjes tuberkuloz, sëmundjes në mushkëri dhe lëkurë. Bletët kanë qenë të trajnuara edhe për të zbuluar eksplozivë nëpër kompani të mëdha botërore, dhe operacione kundër terrorizmit.

“Bletët mund të trajnohen vetëm brenda 10 minutave”, tregon SOARES- kompania e trajnimit të bletëve.  Ata i trajnojnë bletët pastaj i ushqejnë ato me një përzierje prej ujit dhe sheqerit, në mënyrë që ato të mos lodhen, gjithashtu jetojnë mesatarisht gjashtë javë./Lajmi.net