Blerta Deliu-Kodra fanse e Mc Kreshës, ja çka i thotë publikisht

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra është goxha aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

20/10/2017 22:17

Së fundi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në rrjete sociale në të cilën tregoi se cilin reper kosovar e preferon, shkruan lajmi.net.

Duke shkruar një pjesë të vargjeve të këngës hit “Era” nga reperi Mc Kresha, ajo e vlerësoi reperin si njeriun më të talentuar dhe tha disa fjalë për të:

“Buz’qeshjen tënde, zërin tënd, mua mi sjell era!

Me Kreshën, kojshin tem t’mahalles, njerin ma t’dashtun e ma të talentum që e njoh.

Joni e Tana bashkë me mu e kemi shumë për zemër!”. /Lajmi.net/