Bleron Fetaovski thyen rekord kombëtar në shkëputje në Lojërat Olimpike për të rinj

Bleron Fetaovski ka garuar sot në ditën e pestë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Sport

12/10/2018 09:07

Peshëngritësi ynë me të ardhme, ngriti 190 kilogramë në total.

17-vjeçari theu rekordin kombëtar në shkëputje, duke ngritur 87 kilogramë, ndërsa në shtytje ngriti 103 kilogramë. Rezultati total 190 kilogramë ishte rekordi i tij.

Sa i përket renditjes, Bleroni në shkëputje doli i teti, kurse me grumbullimin e pikëve edhe në shtytje, përfundoi i nënti.

Për Fetaovskin është kjo një përvojë e mirë e fituar në LOR Buenos Aires 2018./Lajmi.net/