Blero: Unë jam katunar

Së fundmi në mediat tona ka qarkulluar një lajm lidhur me kamarierët e Prishtinës të cilët nuk shërbejnë pijen 'Fanta' në lokalet e tyre, madje nëse dikush porosit një të tillë, shikohet me një sy tjetër.

ShowBiz

18/01/2016 23:10

Për këtë temë janë revoltuar edhe qytetarët në rrjetet sociale të cilët thonë se ky është një nënçmim që bëhet në lokalet tona, pasi që ‘Fanta’ nuk identifikohet me ‘katunarë’, shkruan lajmi.net.

E as estrada jonë nuk ka mbetur pa reaguar.

Është Blero ai i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke pirë ‘Fanta’ me mbishkrimin ‘Unë jam katunar. #MeFanta’./lajmi.net.