Blero po xhiron klipin e ri?

Këngëtari Blero Muharremi duket se po vjen me projekt të ri muzikor.

ShowBiz

11/10/2017 23:58

Ai në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet se po xhironte, por nuk ka theksuar nëse bëhet fjalë për ndonjë klip apo jo, shkruan lajmi.net

Duke qenë se postimet e tij janë të shpeshta nga studio përmes të cilave tregon që po punohet në realizimin e këngëve të reja, ky dyshim se po vjen me klip rritet akoma më shumë.

Kujtojmë që projekti i fundit deri më tani i Bleros është kënga ‘Ndale’ e publikuar në korrik e cila ka mbledhur afër 1 milion klikime./Lajmi.net/

22472192_2401752696716884_1728153201_o