Blero kujton ditën më të lumtur në jetë, përmend ish- vjehrrën (Foto)

Vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, Tara sot feston shtatë vjetorin e lindjes.

ShowBiz

27/04/2017 14:58

E në këtë ditë të veçantë nuk ka pasur se si të mungoi urimi publik i të atit, shkruan lajmi.net

Blero ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për ta kujtuar momentin më të lumtur në jetë, ardhjen e Tarës në jetë.

Me këtë rast nuk e ka lënë pa e përmendur edhe ish vjehrrën e tij e cila ka qenë e para që e ka informuar se është bërë baba.

”Në ketë datë para 7 viteve pranova një thirrje në telefon nga gjyshja jote teta Edibe. Ishte lajmi ma i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetë de ishte lindja jote e dashura ime Tara. Falënderoj Zotin për bekimin që na dhuroi me ty. InshAllah i bën 107 vjet të shëndosha dhe të lumtura. Babi të uron më të mirat dhe më të bukurat e jetës. Urime ditëlindja e shtrenjta ime Tara”, ka shkruar ai përkrah kësaj fotografie./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BTYiZ2bgelT/