Blero i ka dy fjalë për Adelina Ismailin

Këngëtari Blero në një intervistë për NiN foli rreth karrierës së tij muzikore e jetës private.

ShowBiz

15/03/2017 11:11

Ai tha se në vitin 2017 do të sjell shumë risi në anën profesionale, shkruan lajmi.net

E sa i përket asaj private tha se është shumë i sinqertë dhe ky sinqeritet asnjëherë nuk e ka lënë të rrëzohet.

Sipas Bleros për jetën e tij gazetarët dinë shumë pak, e dinë pikërisht atë që ai nuk ka dashur ta dinë, dhe me këto fjalë befasoi shumë të pranishmit.

Këngëtari si shembull mori Adelina Ismailin për të cilën thotë se e ka çmuar gjithmonë për faktin se ka qenë e njejta si para ashtu edhe pas kamerave./Lajmi,net/