Blero i fjetur pranë Tarës, ja çfarë i bën Afrona

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndër çiftet më të përfolura të shoubizit shqiptar.

ShowBiz

02/12/2017 14:36

Ata janë shumë aktiv në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e tyre, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte Afrona ajo e cila i ka publikuar një fotografi të Bleros teksa po flinte pranë Tarës.

Ajo duke i shikuar sesi po flinin babë e bijë, i fotografoi dhe atë foto e postoi në llogarinë e saj në Instagram duke i vënë një zemër mbi.

Edhe pse Tarën, Blero e ka vajzë nga martesa e parë, Afrona njihet për raporte shumë të mira me të. /Lajmi.net/