Blero humb një person të dashur

Këngëtari Blero Muharremi është shumë aktiv në rrjete sociale.

ShowBiz

15/12/2017 17:00

Së fundi, përmes një postimi në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se ka humbur një person të dashur, shkruan lajmi.net.

“U prehsh ne paqe baca Behxhet”, ka shkruar Blero mbi fotografinë ku shihet një person i moshuar, e të cilin nuk ka bërë të ditur se çfarë e kishte.

Vdekja e personit që ai e quajti baci Behxhet, e ka mërzitur shumë atë dhe këtë e ka shprehur edhe në postimin që bëri në rrjete sociale.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit është “Mbylli sytë”, baladë kjo që u prit mirë nga publiku dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/