Blero dhe Tara i përgatisin befasinë më të mirë Afronës (Foto)

Për çiftin Afrona Dika dhe Blero Muharremi dje ishte një ditë shumë e veçantë, kjo ngase Afrona festoi ditëlindjen.

ShowBiz

10/08/2017 12:31

Afrona kishte pranuar dhurata dhe urime të shumta që në orët e para të ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.

Por, ishte Blero ai i cili ishte kujdesur për çdo detaj të ditëlindjes së saj, duke e befasuar atë në mënyrë të veçantë në shtëpi.

Për të organizuar festën e ditëlindjes së Afronës, Bleros i kishte ndihmuar edhe vajza e tij, Tara.

Ata kishin dekoruar ambientin me balona dhe trëndafila të kuq dhe të bardhë, për këtë gjë Afrona u shpreh shumë e lumtur, duke falënderuar të gjithë, veçanërisht Bleron që i mundësoi të ketë një prej ditëlindjeve të saj më të bukura. /Lajmi.net/