Blero dhe Afrona mungojnë në dasmën e Labit, kjo është arsyeja

Moderatori Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami u kurorëzuan të dielën më 15 tetor, ndërsa mbrëmë mbajtën dasmë madhështore.

ShowBiz

17/10/2017 08:02

Pas dasmës së organizuar me familjen, mbrëmë Labi kishte mbledhur gjithë miqtë dhe kolegët për të festuar deri në orët e vona, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm ishin emrat më të njohur nga estrada, por padyshim që kishte edhe prej atyre që munguan.

Në mesin e personave që nuk mund të ishin të pranishëm në dasmën e mbrëmshme janë edhe çifti, Blero Muharremi dhe Afrona Dika.

Ata kanë udhëtuar për pushime pikërisht ditën e martesës së Labit me Qëndresën, andaj kjo gjë ia pamundësoi pjesëmarrjen në dasmë.

Nga atje çifti kanë sjellë imazhet e para ku po shijojnë pushimet e vona. /Lajmi.net/