Blerja më e re e Facebook

Facebook po investon fuqishëm në shërbimin e saj të video-ve. Pas publikimit të statistikave më të fundit të shërbimit ditën e mërkure, e cila shfaq një rritje të konsiderueshme, kompania njoftoi se kishte blerë QuickFire Networks ditën e enjte.

Auto & Tek

10/01/2015 16:28

QuickFire është një shërbim i cili redukton sasinë e bandwidth të nevojshëm për të vështruar video online, por nga ana tjetër ruan cilësinë e imazheve.

Dhe pikërisht për këtë ka nevojë Facebook nëse synon që të rrisë popullaritetin e shërbimit të saj dhe sasinë e përmbajtjes videove si për konsumatorët ashtu edhe për reklamuesit.

Një gjë e tillë ka një impakt mjaft pozitiv si në rastin e Facebook ku shërbimi mjaft popullor mund të transmetojë video edhe në vendet ku mungon një shërbim interneti cilësor.

Aktualisht, 1 miliard video vështrohen mesatarisht në ditë në rrjetin social që do të thotë se pothuajse çdo përdorues i Facebook shikon të paktën një video në ditë.

Çdo individ poston relativisht 75 % më shumë përmbajtje video sesa një vit më parë në rrjetin social. Në SHBA kjo shifër llogaritet në 94%. Afro 65% e këtyre videove vështrohet nga një telefon, smartfon dhe tablet. Nevoja e Facebook për të zvogëluar sasinë e bandwidth në transmetimin e video-ve vetëm do e fuqizojë më tepër këtë trend.

Nga qëndrimi i QuickFire arritëm të kuptonim se nga blerja një pjesë e anëtarëve do të largohen ndërsa të tjerët do të bashkohen me ekipin e Facebook. /pcworldalbanian