Blerja e votës, procedim penal një 30-vjeçari në Krujë

Ndaj një 30-vjeçari në Krujë ka nisur procedim penal pasi po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.

Lajme

25/06/2017 10:06

Policia bën të ditur se shtetasit B.K. 30 vjeç, gjatë kontrollit fizik i’u gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë të reja.

Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar,  kanë kanosur me fjalë,  goditur me grushte dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K. / Top Channel