Blerim Kuçi thotë se nëse hiqet raporti i Bulliqit, marrëveshja Kosovë-Mali i Zi s’ka vlerë

Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi ka thënë se LDK insistoi të hiqet pika e dytë e nenit 3 të marrëveshjes për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, që është raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit.

Lajme

22/02/2018 18:33

 

Sipas Kuçit, nëse hiqet kjo marrëveshje, atëherë nuk ka më vlerë, sepse sipas tij, bërthama e marrëveshjes është raporti i Bulliqit, transmeton lajmi.net.

“LDK-së ju ka dok si pjesë që po pengon, por krejt bërthama ka të bëj me këtë dokumentacion. Nëse kjo hiqet  i hup vlera krejt kësaj marrëveshje.  E para neni 3 përcakton që votohet marrëveshja e 2015, por është edhe dokumenti shtesë i Bulliqit, që vërtetohet që janë bërë disa gabime, dhe në bazë të saj vjen deklarata e dy presidentëve, që duke u bazuar në këtë dokument ato gabime mund të përmirësohen. Nëse nuk e lëmë këtë dokument, mbetet pjesë e deklaratave”, ka thënë Kuçi për rtk./Lajmi.net/