Blerim Kuçi: Sokol Dobruna është nëna e viçit

Ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi ka reaguar ndaj dëshmive të ish-kryetarit të Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna.

Lajme

26/02/2015 18:15

Dobruna kishte rrëfyer se në Gjykatën Ushtarake ka pasur Kod penal të luftës, Kodin e Procedurës Penale, Kodin e ekzekutimeve penale.  Dhe, ai personalisht e ka dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin, ish-epror i brigadës së UÇK me rreth 1,400 ushtarë.

”Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënuatr, ligji i ekzekutimeve penale, i cili është në arkiv, e ka liruar, unë jo por ligji”, kishte thënë Dobruna. Ai kishte shkuar aq larg, sa që ka thënë se i kishte thirrur edhe prindërit e Kuçit për ta parë djalin për herë të fundit.

Ndaj kësaj deklarate Kuçi, i ftuar në emisionin “InfoMagazinë” të KlanKosovës, ka reaguar ashpër, duke e quajtur Dobrunën një lopë.

Kuçi ka hedhur poshtë fjalët e tij duke i quajtur të paqëndrueshme.

“Kjo që ka thënë ai nuk qëndron”.

“Sa e di unë, prej se mbahet mend, familja ime ka punuar për shqiptari. Qysh në vitin 1981, kam qenë në demonstrata”.

“Sokol Dobruna është lopë. Lopë e madhe. Ndoshta mund të bëjë lëshim, të them nëna e viçit”.

“Nuk di ndonjë shprehje më adekuate në këto momente”, u shpreh Kuçi.

“Derisa unë kam heshtur në dëshminë time, si dëshmitar i rastit Kleçka, ai e keqpërdor. Të gjithë e dinë, sidomos ushtarët…”, ka thënë Kuçi.