Blerand Stavileci: Brenda muajit prill duhet të vendosim për zgjedhje të parakohshme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se brenda këtij muaji partnerët e koalicionit duhet të vendosin për zgjedhjet e parakohshme.

Lajme

25/04/2017 22:18

Ai në emisionin Komiteti ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, duke shpresuar se ato do të kalojnë në mënyrën më të mirë.

“Kurdo që zgjedhjet ndodhin ne jemi të gatshëm. Kemi pasur proces zgjedhor të brendshëm dhe transformim të lidershipit. Nuk është problematike se kur mbahen, por duhet që ato të kalojnë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Stavileci.

Ai tutje ka theksuar se Qeveria nuk ka kuptim ta vazhdojë mandatin nëse demarkacioni nuk kalon.

“Nuk ka kuptim që të vazhdohet me qeveri nëse nuk kalon demarkacioni. Ushtria dhe temat tjera, janë çështjet me të cilat matet kjo qeveri”, tha ai.

Stavileci ka theksuar se gjithashtu demarkacioni duhet të shkojë në Kuvend këtë javë, më së largu javën tjetër.