Bleonës i bëhet Instagrami “+18”

Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti nuk mund të rri kurrsesi larg vëmendjes së medieve.

ShowBiz

16/10/2017 12:47

Edhe kësaj radhe ajo u zhvesh dhe krejt çka kishte në trup ishin aksesorët që i kishte vënë në gjoks, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka dëshmuar shumë herë që nuk i pengon të shfaqet e zhveshur, e këtë gjë e bëri përsëri duke e mbushur Instagramin e saj me imazhe nudo.

Janë disa imazhe nga pozita të ndryshme ato të cilat Bleona i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që këngëtarja tash e disa vite ka nisur jetë të re në Amerikë, ku edhe po tenton të bëj karrierë në muzikë. /Lajmi.net/