Bleona Qereti së shpejti boton librin e saj autobiografik

Këngëtarja Bleona Qereti i ka njoftuar fansat nëpërmjet një postimi se shumë shpejt do t’a botoj librin e saj të parë autobiografik.

ShowBiz

18/04/2018 08:41

Ajo ka zgjedhur llogarinë në Instagram për t’i njoftuar ndjekësit e shumtë që libri është në ‘furrë’ dhe arsyeja se përse ajo ka zgjedhur të vijë me diçka të tilla thotë se është ‘E vërteta’.

Kjo pasi mbi jetën e saj artistike dhe atë private është diskutuar shumë në media madje edhe është kritikuar shpesh.

“Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion…shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, – ka shkruar Bleona ne postimin e saj./Lajmi.net/