Bleona Qereti renditet në Top 50 këngët e “Billboard Dance”, lë pas edhe Drake

Bleona Qereti është një prej emrave më të përfolur në shtypin rozë.

ShowBiz

23/11/2018 10:00

Bukuroshja shqiptare e cila së fundmi karrierën e saj është duke e zhvilluar në SHBA duket se po ia del mjaft mirë, shkruan lajmi.net.

“Monster” dhe “I don’t need ur love”, janë dy projektet e fundit të Qeretit të cilat u mirëpritën nga fansat e saj.

Sipas një postimi të publikuar në Instagram, Bleona tregon se është pozicionuar në top 50 këngët e “Billboard Dance”, saktësisht në të 39-tën, e cila ka lënë pas edhe Drake dhe Bad Bunny me projektin e tyre “Mia”, të cilët zënë vendin e 48-të.

Përveç këtij suksesi, Bleona shfaqet mjaft në formë, pamja e së cilës është e mrekullueshme. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqfvIsIFrYu/

YouTube player