Bleona Qereti nudo në klipin e ri?

Emri i saj komentohet shumë shpesh në rrjete sociale dhe shtypin rozë.

ShowBiz

25/06/2018 15:48

Bëhet fjalë për Bleona Qeretin, e cila së fundi ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën po e finalizon këto ditë, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “I don’t need your love”, ndërsa Bleona e sjell të shoqëruar edhe me videoklip, pamje nga i cili ka zbuluar në llogarinë e saj në Instagram.

Në një prej këtyre imazheve, këngëtarja duket e zhveshur, duke bërë kurioz fansat nëse ashtu do të paraqitet në klip apo imazhi është shkëputur nga prapaskenat e xhirimit.

Kujtojmë që ditë më parë është lansuar filmi “211”, në të cilin Bleona vjen si aktore, ku luan përkrah emrave të njohur të kinematografisë amerikane. /Lajmi.net/