Bleona: Prej kur isha e vogël, ëndërroja këtë moment

Bleona Qereti po jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

12/06/2018 15:04

Përveç muzikës, ajo së fundi i është futur botës së filmit, duke aktruar në një projekt për të cilin ka njoftuar se tashmë është publikuar në të gjitha platformat, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për filmin me titull “211”, në të cilin Bleona aktron përkrah aktorit të njohur, Daniel Craig.

Pasi u publikua filmi, ajo përmes rrjeteve sociale është shprehur e lumtur për këtë arritje dhe atë me projektin e fundit.

“Prej kur ishta vajzë e vogël, ëndërroja si do të ndihesha në këtë moment të kem një këngë në tabela dhe një film në teatër në të njëjtën  javë..”, ka shkruar ndër të tjera Bleona.

Ajo këtë gjë e ka spjeguar për të gjithë ata që i kanë thënë të mos ëndërrojë këtë moment. /Lajmi.net/