Bleona në festivalin e Kanës me të njëjtin fustan si para 4 vjetësh (FOTO)

E fokusuar tek lufta për të arritur famën internacionale, këngëtarja shqiptare i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të performuar në një darkë mes biznesmenësh në rivierën franceze.

ShowBiz

19/05/2016 15:08

Por jo vetëm kaq. Mediat folën për një aktivitet bamirësie në të cilin Bleona Qereti u angazhua të marrë me vete edhe balerinat e Tv Klan, shkruan Lapsi.al.

37-vjeçarja e cila njihet për shfaqjet provokuese u shfaq përpara biznesmenëve në Kanë, me të njëjtën veshje që ka përdorur në koncertet shqiptare përpara 4 viteve.

Pavarësisht se Bleona mbetet po e re dhe me format e trupit të pandryshueshme, këngëtarja duket në hall përderisa ka ricikluar garderobën.