Bleona merr një vendim të papritur

Këngëtarja Bleona Qereti është një prej artisteve më aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

12/01/2018 21:15

Ajo vazhdimisht publikon imazhe të reja, përmes të cilave tregon për aktivitetet që bën, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja njihet për jetë luksoze, e së fundi ajo ka pushuar në Tajlandë, nga ku ka sjellë vazhdimisht fotografi të reja, përmes të cilave tregonte se po kënaqej tejmase.

Në postimin e fundit, ajo ka habitur të gjithë, kjo ngase ka njoftuar fansat me vendimin që ka marrë.

“Detox për një javë- lamtumirë rrjete sociale”, është mbishkrimi që Bleona ka lënë në postimin që bëri në Insta-Story, e që duket për një javë ajo do të largohet nga përdorimi i tyre. /Lajmi.net/