Blenard Begu i nënti në Kupën Evropiane për kadetë

Sot u mbajt dita e parë e garave në Kupën Evropiane të xhudos për kadetë në Zagreb të Kroacisë. Kjo garë shënoi një numër rekord të garueseve dhe shteteve pjesmarrëse. Gjithsej 792 garues nga 34 shtete të ndryshme janë shënuar si pjesmarrës në këtë garë, që cilësohet si një ndër turnetë me konkurrencën më të…

Sport

09/03/2014 09:25

Sot u mbajt dita e parë e garave në Kupën Evropiane të xhudos për kadetë në Zagreb të Kroacisë. Kjo garë shënoi një numër rekord të garueseve dhe shteteve pjesmarrëse.

Gjithsej 792 garues nga 34 shtete të ndryshme janë shënuar si pjesmarrës në këtë garë, që cilësohet si një ndër turnetë me konkurrencën më të fortë në kategorinë e kadetëve.

Reprezentacioni i Kosovës, në ditën e parë u përfaqësua nga Aktina Osa (44 Kg) dhe Blenard Begu (60 Kg).

Blenard Begu nga Mitrovica, i cili në kategorinë e tij kishte 82 garues, shënoi katër fitore dhe dy humbje, u radhit në vendin e nëntë.

Ai korri fitore ndaj Martin Majer (Sllovaki), Strojadinov Aleksa (Serbi), Kastner Patryk (Poloni), kurse në ndeshjen për të hyrë në tetëshe humbi nga Macdonald Neil (Britania e Madhe).

Në luftërat përmirësuese u ndesh me Jurkovic Dominik (Kroaci), duke fituar me Ippon, mirëpo në luftën e radhës humbi nga hungarezi Kozma Akos, duke e përfunduar garën në mesin e nëntë garuesve më të mirë.

Garuesja tjetër, Aktina Osa, humbi në ndeshjen e parë nga holandezja Norder Aniek.

Për të, kjo ishte gara e parë zyrtare në kategorinë e kadetëve. Nesër, në ditën e dytë të garave do të garojë Flaka Loxha (57 Kg).