Blen pjepër, tmerrohet kur sheh ç’ka brenda tij (Foto)

Një qytetar nga Peqini ka blerë disa pjepra ditën e sotme, gjithmonë me idenë se janë produkte bio, të vendit dhe të freskëta, por me sa duket, gëzimi i tij për blerjen e bërë është shuar sapo ka shkuar në shtëpi.

Fun

25/07/2017 00:14

Ai ka çarë të gjithë pjeprat e blerë dhe ka vënë re se brenda tyre kishin jë pjesë të kuqërremtë, ndryshe nga pjesa tjetër e pjeprit.

Një gjë e pazakontë, e cila edhe e trembi (me të drejtë) qytetarin që harxhoi para për këtë frut.

Është mëse e dukshme se pjesa e kuqërremtë është vendi ku kanë injektuar hormonin për fryrjen e menjëhershme të pjeprit, ose ndoshta edhe për t’i dhënë ngjyrën frutit, duke qenë se kërkesat në treg janë të mëdha.

Është e frikshme të mendosh që as në venin tonë tani nuk po blejmë dot një produkt ku të kemi siguri, e madje, nuk po dimë më as si të rrisim fëmijët me këto ushqime. /Lajmi.net/