Blen në market vezë thëllëze, pas një muaji çel një zog (Video)

Eksperimenti i një qytetari, i dha jetë zogut Albert.

Fun

27/02/2016 03:41

Po bën xhiron e internetin lajmi për eskperimentin që ka vendosur të bëjë një burrë nga Holanda,  me emrin Alwyn Wils

45 – vjeçari shkon në supermarket dhe blen një pako me vezë thëllëze. Ai vendos që të të provojë një eksperiment në shtëpinë e tij, duke provuar të çelë një prej vezëve.

Pas një muaj ikubacioni, me kushte specifike, nga 12 vezët çuditërisht njëra fillon të lëvizë dhe ditë pas dite, prej saj del një zog i vogël, të cilin Alwyn e ka pagëzuar Albert.

45-vjeçari vendosi të provojë eksperiementin pas kishte lexuar online, se vezët që blihen në supërmaket nuk janë fertilizuara. Qëllimi tij ishte shikonte nëse kjo ishte e vërtetë.

“Albert është një në një milion” shprehet Alwyn Wils, i cili pasi botoi videon në Youtube kur prezantonte Albert, u bë një fenomen jo vetëm në rrjetet sociale, por dhe në televizionet dhe mediat holandeze./tvklan.al

YouTube player