Blen BMW me paratë e kursyera për vite me radhë! Por çfarë stresi numërimi… – Lajmi.net
Blen BMW me paratë e kursyera për vite me radhë! Por çfarë stresi numërimi…
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 9:58, 23 December 2017
Një biznesmen këmbënguli që ta bënte pagesën e parë të makinës së tij me monedha.

 

Punonjësit në një dyqan makinash në Kinë shpenzuan orë të tëra duke numëruar kutitë me monedha, që në total ishin rreth 8 mijë paund.

Sipas “DailyMail”, klienti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur bleu një makinë BMW me vlerë rreth 45 mijë paund më 18 Dhjetor.

Menaxheri i shitjeve në dyqanin e BMW në Putian, në provincën Fujian, tha se klienti merrej me biznes dhe insistoi që ta bënte pagesën e parë me monedha.

Ai shpjegoi se klienti i kishte kursyer ato për vite me radhë.

Në pamjet e përcjella nga Daily Mail mund të shihen një grup punonjësish të cilët qëndrojnë të ulur në dyqan duke numëruar për orë të tëra monedhat në dysheme.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO