Bledi Shkëmbi ofron dorëheqjen nga Liria, kjo është arsyeja

Pas ndeshjes Bledi Shkëmbi e konfirmoi dorëheqjen e tij. Sipas tij ndryshimi i kryesisë ka prishur atmosferën.

Sport

02/03/2018 17:22

Ai konfirmoi krizën financiare që po kalon klubi, por edhe tendencat për tu përzier kryesia në formacion.

“Që kur ka shkuar presidenti i klubit Mirsad Qollaku, ne jemi në një situatë shumë të rënduar”.

“Unë dhe lojtarët kemi qenë të veçuar që nga ajo kohë dhe klubi me Kryetarin e ri dhe me drejtorët e rinj kanë shumë probleme, kryesisht të natyrës financiare”.

“Unë po ashtu dua të ju them të gjithëve, edhe Kryetarit të ri se futbolli nuk ka shtetësi, nuk ka pasaportë dhe në ekipin tim do të luajnë ata lojtarë që e meritojnë ashtu si unë e mendoj që duhet”, pohoi Shkëmbi për Supersport Kosova.

Shkëmbi pohoi po ashtu se e ka paraqitur dorëheqjen e tij, por në këtë ndeshje e ka udhëhequr ekipin për hatër të futbollistëve.

Tash është duke pritur nëse do t’i pranohet dorëheqja ose nëse menaxhmenti i Lirisë do të pranojë kushtet e tij.