Bledi Shkëmbi-Francesco Totti, deklaratë interesante

"Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi është sikur legjenda e Romës, Francesco Totti".

Sport

05/04/2016 16:26

Trajneri i kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut, Mirel Josa, e ka krahasuar situatën e kapitenit Shkëmbi me atë të kapitenit të Romës, Francesco Totti.

“I dimë të gjithë vlerat e Bledit, por në të njëjtën situatë është edhe Roma me Tottin. Shkëmbi luan si mesfushor qendre, është lojtar që rrallëherë i vijnë futbollit shqiptar. Por, duhet më shumë markim në aksionet e kundërshtarit. Për momentin këtë gjë na i ka dhënë Lilaj dhe Orelesi, ose Eskuerdinja”, ka thënë Josa për “TVSH”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më Lilajn jam i kënaqur pasi e ka rritur nivelin e lojës, ndërsa nga Orelesi pres edhe më shumë, por duke luajtur edhe ai do ta ngrejë nivelin. Ndërsa si cilësi dhe bukuri loje kemi humbur pak, por më pëlqen më shumë forca dhe kompaktësia e skuadrës”, shtoi ai.