Blatter kërkon ndihmë nga Allahu

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka thënë se kërkon ndihmë nga Allahu dhe gjithë zotët në misionin e tij të ri.

Sport

29/05/2015 23:22

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter është i vetëdijshëm se e pret një punë e madhe në mandatin e tij të pestë në detyrë.

Andaj, ai kërkon ndihmë.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë treguar”, deklaroi ai.

“E marr përgjegjësinë ta rikthej FIFA-n atje ku e ka vendin. Jam shumë religjioz dhe ftoj Zotin, Allahun, dhe gjithë zotët e tjerë që të jenë me mua në këtë rrugëtim”, u shpreh ai.