Blatter do të rikandidojë

Sepp Blatter nuk e ka ndërmend të ndalet. Presidenti aktual i FIFA-s ka paralajmëruar se do të rikandidojë për pozitën që e mban momentalisht.

Sport

09/05/2014 13:10

Presidenti aktual i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Joseph Blatter ka deklaruar se do ta udhëheq ende shtëpinë e futbollit botëror.

Zvicerani ka pralajmëruar se do të kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme, për të parin e futbollit botëror.

“Mandati im po shkon drejt fundit, por misioni im nuk ka përfunduar”, është shprehur Blatter në një intervistë për magazinën zvicerane, Blick.

Kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2015 e ka paralajmëruar edhe francezi Jerome Champagne, por ka nënvizuar se do ta tërheq atë nëse Blatter vendos të qëndrojë në FIFA edhe një mandat.