Blatter: Do ta rregulloj FIFA-në

Sepp Blatter është zotuar se do t’i rregullojë problemet në FIFA, pas fitores në zgjedhjet presidenciale, në mandatin e tij të pestë në detyrë.

Sport

29/05/2015 20:17

Sepp Blatter është i vetëdijshëm se nuk është perfekt. Por, ai është zotuar se do t’i rregullojë problemet në FIFA, pas fitores në zgjedhjet presidenciale, në mandatin e tij të pestë në detyrë.

“Për katër vitet e ardhshme do të jem në krye të kësaj anije të quajtur FIFA”, deklaroi Blatter në fjalimin e tij pas shpalljes së fitores.

“Futbolli do të luhet kudo. Më pëlqeni ju, më pëlqen puna ime. Nuk jam perfekt, askush nuk është perfekt, por ne do të kryejmë punën së bashku, jam i sigurt. Përpara FIFA, përpara FIFA, ju faleminderit”, u shpreh ai.

Blatter u përcoll në podium nga Prince Ali. “Vetëm dua t’ju falënderoj të gjithëve. Ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Dua që në veçanti t’i falënderoj të gjithë ata që ishin të guximshëm për të votuar për mua”. Blatter u rikthye me një deklaratë përmbyllëse.

“Është kongresi im, kam të drejtë të bëjë fjalim përmbyllës. Ky është një kongres shumë i rëndësishëm. Ju e shihni se jam në disponim të mirë. Sot kam qenë pak sa nervoz, por tani jam president i të gjithëve, jam president i tërë FIFA-s. Kjo lojë është e rëndësishme, por më së rëndësishmi, kënaquni me jetën”, u shpreh ai.