Blatter bëhet gazetar

Ish presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka filluar një profesion të ri, si gazetar.

Sport

21/04/2016 10:21

Sepp Blatter ka filluar një profesion të ri, si gazetar.

Ish presidenti i FIFA-së, i larguar nga posti pas skandalit korruptiv, ka filluar një punë të re, në moshën 80-vjeç, përcjell “Lajmi.net”.

Dy herë në muaj, ai do të shkruajë komumne për të përditshmen zvicerane “Schweiz sam Sonntag”.

“Kolumna e tij e parë do të jetë për futbollin. Blatter do të shkruaj edhe për sportet tjera, por edhe për politikën në sport”, tha Patrik Muller, kryeredaktori i gazetës.