Blanc: PSG s’do të mbrohet

Laurent Blanc thotë se Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend të ulet dhe të mundohet ta mbrojë rezultatin nga ndeshja e parë, në duel me Chelsean. Klubi francez fitoi 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do të shkojë në Londër për ta kërkuar gjysmëfinalen e këtij evenimenti të martën mbrëma. “Ne nuk do të…

Sport

07/04/2014 22:30

Laurent Blanc thotë se Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend të ulet dhe të mundohet ta mbrojë rezultatin nga ndeshja e parë, në duel me Chelsean.

Klubi francez fitoi 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do të shkojë në Londër për ta kërkuar gjysmëfinalen e këtij evenimenti të martën mbrëma.

“Ne nuk do të bazohemi në faktin se jemi në avantazh. Po shkojmë për ta bërë një lojë të madhe. Chelsea do të na sulmojë, duke u munduar që ta nivelizojë rezultatin. Kjo do na japë ne raste. Nuk do të ulemi dha ta shikojmë lojën”, deklaroi trajneri francez.

“Duam ta bëjmë lojën tonë, edhe pse jemi jashtë shtëpisë. Objektivat tanë janë rritur. Duam t’i fitojmë të gjitha, por ambicia e fundit e jona është që ta fitojmë Championsin”.

“Nëse duam të jemi ekip i madh evropian, duhet ta diktojmë ritmin tonë dhe ta vendosin tempon e lojës, në shtëpi dhe jashtë saj”, përfundoi Blanc.