Blanc: PSG e shkeli Chelsean

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka thënë se ekipi i tij e shkeli Chelsean Chelsean në ballafaqimin e tyre të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/02/2015 18:04

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka thënë se skuadra e tij e dominoi Chelsean në ballafaqimin e tyre të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat barazuan 1:1, por Blues ishin me fat pasi realizuan në tentimin e vetëm në portë.

“Ne ishim më të mirë se Chelsea në të gjitha fushat, andaj jam i dëshpëruar me rezultatin përfundimtar”, u shpreh Blanc.

“Nuk them se jemi më të mirë se Chelsea, por në atë ndeshje, PSG ishte në krye”, shtoi ai.

“Ne tani mundohemi të përgatitemi në mënyrën e duhur që të tentojmë të fitojmë ndeshjen taktike në Stamford Bridge. Megjithatë, njësoj siç i kemi shkelur në takimin e parë, ata mund të na shkelin në atë të kthimit”, theksoi ai.