Blanc lanson një tjetër sulm në drejtim të Mourinhos

Trajneri aktual i PSG-s, Laurent Blanc ka vendosur të lansojë një tjetër sulm në drejtim të Mourinhos, duke thënë se ky i fundit do të provokojë në ndeshjen e nesërme në mënyrë që lojtarët e skuadrës franceze të suspendohen.

Sport

16/02/2015 15:58

Laurent Blanc ka thënë se Mourinho do të sjellë temperaturë të lartë në ndeshjen e nesërme, pasi do të shikojë sesi të suspendojë lojtarët e PSG-s duke i nervozuar ata.

“Nesër do të jetë një presion i madh sidomos te Veratti i cili është lojtar që duhet të mbajë përgjegjësi në fushë”, tha Blanc për reporterët.

“Ai çdo herë e bën këtë gjë dhe e di shumë mirë se duhet të fillojë të përmirësohet. Ai duhet të kontrollojë dhe ta menaxhojë vetën e tij. Duhet të tregojë se është përmirësuar në këtë nivel”.

“Unë e njoh Mourinhon dhe e di se ai do të tentojë të sjellë temperaturë në fushë, kështu që lojtarët e mi duhet të qëndrojnë të qetë, nuk duhet të reagojnë”.

“Ne nuk duhet të rrezikojmë të marrim kartona të verdhë dhe të suspendohemi sepse nuk kemi shumë lojtarë në skuadër”, përfundoi trajneri i skuadrës franceze.