Blanc: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc beson se një ditë skuadra franceze do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sport

11/02/2016 15:56

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc është i sigurt se skuadra franceze një ditë do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas vazhdimit të kontratës deri më 2018, ai ka përmendur objektivat e ardhshëm.

“Besoj se mund të arrijmë edhe më shumë se ajo që kemi bërë deri më tani”, tha ai për faqen zyrtare të klubit, përcjell “Lajmi.net”.

“Sidomos në Ligën e Kampionëve që është një garë shumë e rëndësishme, dhe shumë e vështirë për t’u fituar. Por, besoj se një ditë PSG do ta fitojë”, theksoi Blanc.