Blanc: Barçën e mposhtim me agresivitet

Trajneri i PSG, Laurent Blanc ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë më agresive nëse dëshiron të arrijë fitore në ndeshjen kundër Barcelonës.

Sport

29/09/2014 19:18

Laurent Blanc ka kërkuar për agresivitet nga ana e skuadrës së tij, për ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të kemi një performancë të mirë, ndërsa një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse ne do të tregojmë agresivitet”.

“Filozofia e Barcelonës është që ta mbajë topin dhe të jetë e rrezikshme. Kjo është një gjë të cilën e dua edhe unë nga skuadra ime”.

“Kështu, ne do të luajmë përballë profesorëve tanë. Ata janë duke luajtur këtë futboll tashmë e 40 vite, kështu unë jam i lumtur që do jemi përballë tyre”, tha trajneri i PSG në konferencë për shtyp.