Blackphone 2, celulari më i sigurt në botë

Krijuesi i celularëve i orientuar nga sigurimi i tyre Silent Circle, nxori armën e tij në Kongresën e Celularëve në Barcelonë, duke zbuluar celularin e ri, një tablet, një version të ri të celularit shumë të sigurt dhe disa komponentë për platformën.

Auto & Tek

02/03/2015 15:24

Kompania kishte zbuluar celularin Blackphone në MWC 2014, por modeli i dytë është më i përmirësuar. Blackphone 2 përmban një ekran Gorilla Glass 5.5 inç, 3GB RAM, që do të jenë në dispozicion në gjysmën e dytë të vitit, transmeton Lajmi.net.

Kompania shtoi gjithashtu edhe një tablet 7 inç në formacionin e saj: Blackphone Plus. Nuk u zbuluan shumë detaje, përveç se do të vijë më vonë në vitin 2015.

Pjesa më e rëndësishme e Blackphone 2 është programi i përmirësuar PrivatOS 1.1, në të cilin gjenden një set i aplikacioneve të quajtura Silent Suite dhe Silent Meeting, aplikacionet më të sigurta të kompanisë, transmeton Lajmi.net.

Një tjetër veçori është Silent Phone, i cili i lejon përdoruesit të bëjnë thirrje private telefonike përmes një shërbimi VoIP, dhe Slient Text i cili i lejon ata të shpërndajnë mesazhe privatësisht.

Kompania me bazë në Gjenevë ka filluar të ketë një sukses të mirë në pak kohë, ku ka fituar $750 milion në shitjet e celularit të parë Blackphone.

blackphone-2 blackphone2-640x400 df7f6ed6-b9a1-4b5e-9d7d-ba58d057412d-1020x612