BlackBerry vjen me modelin e ri Key2 – Lajmi.net
BlackBerry vjen me modelin e ri Key2
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 16:53, 13 May 2018
Kanë qarkulluar thashetheme dhe spekulime rreth një telefoni të ri BlackBerry të quajtur Key2, i cili tani është zyrtar – BlackBerry ka dërguar ftesa për një ngjarje të veçantë lansimi në Nju Jork më 7 qershor dhe përmend modelin – Key2.

Telefoni do të jetë vazhdim i BlackBerry KeyOne të vitit të kaluar, i cili na bëri përshtypje me dizajnin dhe sigurinë e softuerit të drejtuar nga tastiera, por që kishte të metë në aspektin e performancës dhe të gjitha gjërave të tjera që një telefon modern do të duhet t’i trajton këto ditë – si muzika dhe filmat.

Nëse keni një dëshirë të zjarrtë për telefonat BlackBerry të kaluar, lansimi i Key2 duhet patjetër të jetë i vlefshëm për t u hulumtuar. Sllogani në ftesë është “një ikonë e rilindur”, kështu që tingëllon si modeli klasik i BlackBerry i përditësuar për botën në 2018, bën të ditur TechRadar.

Bazuar në atë që kemi dëgjuar deri më tani, ne presim një kamerë me dy lente në anën e pasme të pajisjes dhe natyrisht një tastierë të përshtatshme që mund të shtypni shifrat tuaja.

Jemi tani më pak se një muaj larg nga data e nisjes, prandaj do të duhej të fillojmë të dëgjojmë më shumë zëra në ditët e ardhshme, në lidhje me karakteristikat e reja që bie me vete kjo pajisje.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO