BlackBerry me shërbim sigurie për veturat Aston Martin dhe Range Rover

BlackBerry do të punojë së afërmi me të paktën dy prodhues të mëdhenj automobilash për të zhvilluar një shërbim sigurie për automjetet, duke i mbrojtur ato nga viruset dhe paralajmëruar shoferët rreth rreziqeve që u kanosen.

Auto & Tek

17/05/2017 14:23

Shërbimi po testohet në makinat Aston Martin dhe Range Rover. Siguria e makinave është një prej sektorëve ku BlackBerry po investon për të sjellë të ardhura brenda kompanisë e cila humbi betejën me Apple dhe Samsung në botën e telefonave inteligjent, njofton PCWorld.al.

Shërbimi mund të debutojë duke filluar nga viti i ardhshëm dhe pritet t’u kushtojë pronarëve të makinave 10 dollarë në muaj.

Interesi në këtë drejtim është rritur shumë që nga viti 2015, kur dy ekspertë zbuluan probleme sigurie në makinat prodhuar nga Fiat Chrysler.