BlackBerry ka gati një tjetër celular të bukur Android (Foto)

Për të gjithë adhuruesit e celularëve me tastierë fizike, BlackBerry ka gati një celular të tillë - por, ndryshe nga i sapo-lansuari Priv, tastiera e këtij nuk është rrëshqitëse, është gjithmonë aty!

Auto & Tek

12/11/2015 16:20

Pak kohë pasi u lansua celulari i ri Priv, BlackBerry ka gati një celular më të hollë i cili gjithashtu vepron përmes sistemit Android.

Sipas Crackberry, që i postoi fotografitë e dizajnit të celularit, emri i celularit është ‘Vienna’, transmeton lajmi.net.

Dallimi nga Priv është se ky celular ka një tastierë fizike e cila gjithmonë qëndron aty, nuk është rrëshqitëse dhe që futet nën ekran si në Priv.

Se si duket ky dizajn i këtij celulari mund ta shihni më poshtë: