‘BlackBerry’ ia mësyn tregut kinez

‘BlackBerry’ nuk i ka punët aspak mirë. Për të dalë nga këto ujëra të trazuara, kompania e telefonave po kërkon alternativa, respektivisht bashkëpunëtorë. Kompania kanadeze ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kompaninë ‘Foxconn Technology Group’ për furnizimin dhe bashkëpunimin në ndërtimin e produkteve të ardhshme që do të synojnë fillimisht tregun gjithnjë…

Auto & Tek

23/12/2013 19:00

‘BlackBerry’ nuk i ka punët aspak mirë. Për të dalë nga këto ujëra të trazuara, kompania e telefonave po kërkon alternativa, respektivisht bashkëpunëtorë.

Kompania kanadeze ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kompaninë ‘Foxconn Technology Group’ për furnizimin dhe bashkëpunimin në ndërtimin e produkteve të ardhshme që do të synojnë fillimisht tregun gjithnjë e në rritje aziatik.

Produkti i parë i këtij bashkëpunimi do ta nisë shitjet në muajin janar në Indonezi dhe në vendet tjera të Azisë Juglindore dhe në bazë të suksesit do të shtrihet më pas edhe në vendet e tjera.

Pritshmëritë janë të larta, si nga drejtuesit e dy kompanive, ashtu edhe nga adhuruesit e ‘BlackBerry’, nisur nga fakti që kompania kineze që do ta sigurojë materialin bazë të ndërtimit të telefonit, është e njëjta kompani që e siguron këtë material edhe për “Apple”.

‘BlackBerry’ ka raportuar vazhdimisht humbje këtë vit, humbje që shkojnë përtej 4 miliardë dollarëve. Ish telefoni që deri para dy vjetësh ishte i preferuari i politikanëve dhe drejtuesve, po vuan konkurrencën e Apple dhe Samsung, që dominojnë tregun.